Masakër në kampin e të zhvendosurve në Sudan, goditet kampi brenda universitetit, mbi 60 të vdekur

Masakër në kampin e të zhvendosurve në Sudan, goditet kampi brenda universitetit, mbi 60 të vdekur

Të paktën 60 persona, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, janë vrarë në një sulm me dronë në një kamp për të zhvendosurit në Sudan. Sipas Komitetit të Rezistencës në el-Fasher, sulmi goditi kampin Dar al-Arqam, që ndodhet brenda një universiteti. Përveç dy sulmeve me dronë, kampi u bombardua edhe me tetë predha artilerie. Spitalet lokale, tashmë të mbingarkuara pas muajsh të tërë rrethimi, nuk kanë më kapacitet për të trajtuar të plagosurit. Mjekët po punojnë në kushte ekstreme, duke ofruar ndihmë në korridore dhe dysheme. Situata në el-Fasher po përshkallëzohet drejt kolapsit total. Komiteti i Rezistencës deklaroi se ajo ka shkuar përtej katastrofës dhe gjenocidit, ndërsa OKB-ja paralajmëron për krime të mundshme lufte. Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, rreth 250,000 civilë janë të...