Turistë zviceranë humbin rrugën në Shebenik, shpëtohen nga Policia e Librazhdit

Turistë zviceranë humbin rrugën në Shebenik, shpëtohen nga Policia e Librazhdit

Foto nga vendngjarja LIBRAZHD- Dy turistë nga Zvicra janë shpëtuar nga Policia e Librazhdit pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit të zonës malore të Shebenikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore u nisën drejt zonës, duke organizuar një operacion kërkimi në bashkëpunim me punonjës të zonave të mbrojtura, të cilët kishin njohuri të detajuara për terrenin. Pas disa orësh kërkimesh, turistët u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore. Ata u shoqëruan më pas drejt një zone të sigurt. NJOFTIMI I POLICISË: Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut ????️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra. Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut....