“Sot mund të realizohet ëndrra e çdo shqiptari”, Ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi: Serbët na thanë mund të fitoni ju

“Sot mund të realizohet ëndrra e çdo shqiptari”, Ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi: Serbët na thanë mund të fitoni ju

Nga Nishi, ish-futbollisti i Kombëtares Redi Jupi ka folur për ndeshjen që po e presin të gjithë, përballjen me Serbinë. I pyetur nga gazetari Ilir Demalija, Redi Jupi tregoi se atmosfera atje është e qetë, ndërsa kjo ndeshje sipas tij, mund të realizojë ëndrrën e shqiptarëve. Jupi tregoi se nga bisedat e bëra me serbët e thjeshtë, ata mendojnë se dueli mund të dalë barazim, ose mund të fitojë Shqipëria. “Nuk ka pasur vonesa dhe shqetësime. Unë në Tiranë kam dhënë intervistë me mediat serbe poshtë shtëpisë. Ata kanë kaluar pa asnjë vonesë, ne na kanë mbajtur qëllimisht me justifikimet e këtyre me vogëlsirat e tyre. Po të kishte ndalime, aty bëhet ankesa në FIFA e UEFA edhe kanë sankisone shumë të forta pastaj, por...