Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

Andorra bën surprizë në grupin tonë, barazon 2-2 në Letoni dhe merr pikën e parë

Pak para startit të duelit Serbi-Shqipëri, dy ekipe të tjera të Grupit K zbritën këtë të shtunë në fushë. Letonia dhe Andorra ndanë pikët në një barazim spektakolar me rezultatin 2-2. Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët shënuan në minutën e 33’ me San Nicolas, por katër minuta nga fundi i pjesës së parë Zelenkovs barazoi. Në minutën e 55’, Gutkovskis shndërroi në gol një 11-metërsh, duke kaluar përkohësisht në avantazh vendasit, por miqtë reaguan sërish dhe në të 78’, Oliveira barazoi takimin. Me këtë barazim, Letonia shkon në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Andorra merr pikën e parë në këtë fushatë kualifikuese. REZULTATI: LETONI 2-2 ANDORRA Zelenkovs 41’, Gutkovskis (P) 55’ / San Nicolas 33’, Oliveira 78’