Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO/ Çifti zviceran humbi në Shebenik, gjenden nga efektivët e policisë
Dy turistë nga Zvicra, të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në zonën malore të Shebenikut, janë shpëtuar pas një operacioni nga Policia e Librazhdit dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Sipas njoftimit zyrtar, Komisariati i Policisë Librazhd mori sinjalizimin se një çift turistësh ishte dezorientuar dhe kishte humbur rrugën në territorin e Parkut Kombëtar “Shebenik–Jabllanicë”. Shërbimet e policisë reaguan menjëherë, duke u nisur drejt zonës së thellë malore për të lokalizuar çiftin. Në ndihmë të kërkimeve u angazhuan edhe punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, të cilët ndihmuan në orientimin në terrenin e vështirë. Pas disa orësh kërkimesh, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore dhe u shoqëruan të sigurt drejt zonës së banuar. Dy shtetasit zviceranë shprehën mirënjohjen e tyre për...