A ka fajtorë të tjerë për vrasjen e gjyqtarit? Ish-kreu i SHISH: Ja kush duhej të jepte dorëheqjen i pari

A ka fajtorë të tjerë për vrasjen e gjyqtarit? Ish-kreu i SHISH: Ja kush duhej të jepte dorëheqjen i pari

Ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika teksa ka komentuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në sallën e gjyqit teksa jepte një vendim gjyqësor, theksoi se faji së pari i ngarkohet shtetit. Ajazi, i ftuar në ‘Kjo jave’ në News24, përballë moderatores Nisida Tufa, duke u ndalur te siguria në gjykata, pohoi se ngelet shqetësuese fakti se si u anashkalua siguria. Mes të tjerash ish-kreu i SHISH pohoi se ngjarje të tilla tronditëse ndodhin edhe në shtete më të zhvilluara, si Amerika. -Si e komentoni ngjarjen në gjykatën e Apelit? Është një ngjarje e rëndë që ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare. Janë disa institucione të shtetit, që konsiderohen të paprekshme. Kjo që ndodhi ka tronditur shoqërinë shqiptare, por dhe ne që...