Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

Hamas ka thirrur rreth 7 mijë anëtarë të forcave të saj të sigurisë për të rimarrë kontrollin mbi zonat e Gazës që janë lënë së fundmi nga trupat izraelite, duke emëruar pesë guvernatorë të rinj me përvojë ushtarake, disa prej të cilëve kanë komanduar brigada në krahun e armatosur të Hamasit, për të mbikëqyrur operacionet. Sipas BBC, urdhri për mobilizim thuhet se është shpërndarë përmes telefonatave dhe mesazheve tekst që lexonin: “Shpallim mobilizim të përgjithshëm në përgjigje të thirrjes së detyrës kombëtare dhe fetare, për të pastruar Gazën nga të jashtëligjshëm dhe bashkëpunëtorë me Izraelin. Duhet të paraqiteni brenda 24 orëve në vendndodhjet e caktuara duke përdorur kodet tuaja zyrtare”. Raportet nga Gaza sugjerojnë se njësitë e armatosura të Hamasit janë dislokuar tashmë në disa...