Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Itali, i moshuari vret bashkëshorten e tij dhe më pas hidhet nga kati i tretë i banesës
Një ngjarje tronditëse është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Mirandolës, ku një burrë 86-vjeçar vrau gruan e tij 89-vjeçare dhe më pas u hodh nga kati i tretë i banesës ku jetonin. Sipas informacioneve paraprake nga policia, gruaja e ndjerë vuante prej kohësh nga demenca, ndërsa dyshohet se bashkëshorti i saj e ka mbytur para se të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga lartësia. Oficerët e policisë nga stacioni më i afërt mbërritën menjëherë në vendngjarje pas raportimit të banorëve për zhurma dhe alarm. Ata gjetën trupin e pajetë të burrit poshtë pallatit dhe më pas zbuluan gruan të vdekur brenda apartamentit. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur me saktësi dinamikën dhe motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa dyshohet se ajo ka...