“Diskriminim ndaj minatorëve”, Gjoni shpërthen ndaj Ramës: Pasuritë e vendit janë kthyer në mallkim për shqiptarët

“Diskriminim ndaj minatorëve”, Gjoni shpërthen ndaj Ramës: Pasuritë e vendit janë kthyer në mallkim për shqiptarët

Deputeti i PD, Gjin Gjoni theksoi se minatorët e Spaçit po trajtohen sit ë burgosur, ku sipas tij, është kategoria më e diskriminuar në vend. Ai tha se pasuritë publike po trajtohen si plaçkë nga qeveria “Ajo çfarë po ndodh me minatorët e Minierës së Spaçit dëshmon edhe njëherë se pasuritë publike në këtë vend trajtohen si plaçkë, dhe këto pasuri, në vend që të ishin bekim për banorët dhe për zonën, janë kthyer në mallkim. Mbështes protestën e drejtë të këtyre minatorëve, të cilët çdo ditë futen në nëntokën e pasur të trevës së tyre, pa e ditur nëse pasdite do të kthehen pranë familjeve të tyre. Sjellja e kompanisë turke është e papranueshme dhe dëshmi e qartë se kjo qeveri ka vendosur ta...