Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Publikohet fleta e votimit, PD gati me anëtarët e KZAZ-ve
Partia Socialiste, Shqipëria Bëhet, Partia Demokratike dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, kanë dorëzuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor. Në zgjedhje do të shkojnë bashkitë, Berat, Mat, Vlorë, Tepelenë dhe Cërrik. Sakaq, në media është publikuar dhe modeli i fletës të votimit për këto zgjedhje të pjesshme lokale. Partia Demokratike nuk do të ketë emrin e regjistruar në fletë, për shkak se nuk ka kandidatë, por mbështet ata që janë shpallur në pavarur. Kërkesa e dorëzuar në KQZ nga demokratët, përmban emrat e anëtarëve për KZAZ. Gjithashtu anëtarë të PD-së do të ketë dhe në qendrat e votimit dhe në grupet e numërimit, njësoj si dhe PS. Kandidatët e Partisë Demokratike (të...