Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kurti bën lëvizjen e parë për qeverinë e re
Kosova E Shtunë, 11 Tetor 2025 16:55 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar të shtunën Nenad Vukmiroviçin si ushtrues të detyrës së ministrit për Komunitete dhe Kthim. Emërimi i tij vjen pasi ministri i deritanishëm në detyrë, Nenad Rashiç u zgjodh të premten nënkryetar i Kuvendit të Kosovës. I lindur në Mitrovicën e Veriut, Vukmiroviç më parë ka qenë edhe drejtor i Arsimit në Komunën e Mitrovicës së Veriut. Emërimi i tij vjen pak orë pasi Kurti u mandatua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani për të provuar ta formojë qeverinë e re. Sipas Kushtetutës së vendit, Kurti tani i ka 15 ditë kohë t’ia paraqesë Kuvendit të Kosovës përbërjen dhe programin e qeverisë për miratim./REL/