Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
90 minuta futboll? Banderola që po ”tërbon” serbët
Mbrëmjen e së premtes, në tribunat e stadiumit në Prishtinë gjatë ndeshjes Kosovë-Slloveni spikati një banderolë. ”90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë. Portali serb “Telegraf”, në një artikull të dedikuar, nuk heziton ta cilësojë si diçka skandaloze. ‘ ‘Të ashtuquajturit futbollistë të Kosovës barazuan 0:0 me Slloveninë në ndeshjen e raundit të tretë të Grupit B në kualifikimet për Kupën e Botës në FIFA, dhe vetë dueli u shënua nga një banderolë skandaloze në tribuna. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe gjatë ndeshjes në rrethojat e tribunës u shfaq një banderolë në të cilën, përkrah stemës së Shqipërisë dhe imazhit të një pjesëtari të UÇK-së”, shkruan portali serb.