28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Peqin, shpallet në kërkim nga policia

28-vjeçari ngacmon seksualisht të miturën në Peqin, shpallet në kërkim nga policia

foto ilustruese SHIJAK- Është shpallur në kërkim në Peqin një 28-vjeçar pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Policia bën me dije se i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare, banuese në Shijak. Ai është denoncuar në polici nga familjarët e adoleshentes dhe menjëherë uniformat blu kanë nisur kërkimet për arrestimin e të riut.  “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak shpallën në kërkim shtetasin M. K., 28 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se më datë 05.10.2025, ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare, banuese në Shijak”, thuhet në njoftimin e policisë. Ende nuk ka detaje për ngjarjen e ndodhur dhe cili ka qenë motivi i këtij ngacmimi./ZËRI