Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

Kreu punime pa leje në një pallat në Yzberisht, arrestohet ndërtuesi Sino Llanaj

IMT ka bllokuar një shtesë pa leje të ndërtuar në një pallat në Yzberisht e cila kishte një sipërfaqje prej 4 mijë metrash katror. Policia ka ndaluar ndërtuesin e pallatit, Sino Llanaj. Sipas njoftimit të bluve, 50-vjeçari është ndaluar, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje në hapësirën e përbashkët të pallatit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.”, njofton policia. Gjithashtu Llanaj, rezulton të jetë ndërtuesi i një kompleksi në zonën e ish-parkut të Autobusëve bashkë me Albert Allmuçën. Ata kanë pasur një konflikt në vitin 2021, ku mbeti i pagosur ndërtuesi Llanaj....