Ekstradimi i Clevio Serbiano ndez alarmet për sigurinë e reperit në burg

Ekstradimi i Clevio Serbiano ndez alarmet për sigurinë e reperit në burg

Avokati Ervin Karanxha, i ftuar në emisionin Breaking në Top News, ka folur rreth situatës ligjore dhe masave të sigurisë për reperin e njohur të TikTok, Clevio Serbiano, i cili është ekstraduar së fundmi nga Dubai në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Karanxha theksoi se Clevio rrezikon për shkak të konflikteve të shumta me persona të ndryshëm dhe se është shumë e rëndësishme të sigurohen kushtet e duhura për mbrojtjen e tij në ambientet e burgut. “Ai ndodhet aktualisht në ambientet e IEVP-së dhe për shkak të kërcënimeve që ka ngritur për jetën e tij, duhen marrë masa të rrepta sigurie, përfshirë edhe kufizimin e ajrosjes në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme,” tha avokati. Gjithashtu, Karanxha përmendi se reperi ka thyer më...