Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Këngëtarja Bay T në dhimbje, ndalon përkohësisht projektet muzikore
Këngëtarja e njohur Bay T ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të trishtë përmes rrjeteve sociale. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se ka humbur një person shumë të dashur nga familja e saj, një humbje që e ka prekur thellë dhe ka ndikuar në planet e saj profesionale. Për këtë arsye, ajo njofton se data e publikimit të këngës së re është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Në mesazhin e saj, Bay T shprehet me keqardhje për situatën dhe falënderon të gjithë ndjekësit për mirëkuptimin. “Me keqardhje ju njoftojmë se, për shkak të humbjes së një personi të dashur (familjar), data e publikimit të këngës do të shtyhet deri në një datë tjetër. Në këto momente zie,...