Tërmet i fuqishëm prej 5.5 ballësh godet rajonin Mindano në Filipine

Tërmet i fuqishëm prej 5.5 ballësh godet rajonin Mindano në Filipine

Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka goditur sot rajonin Mindano në Filipine, sipas njoftimit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC). Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet janë regjistruar në një thellësi prej 60 kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhej rreth 73 kilometra në verilindje të qytetit Mati, në provincën Davao Oriental, raporton Reuters. Ngjarja e sotme vjen vetëm një ditë pas dy tërmeteve të fuqishme që tronditën vendin, ku të paktën shtatë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Rreth 50 nxënës u lënduan në një shkollë të mesme, pasi paniku dhe dridhjet e forta shkaktuan kaos. Tërmeti i parë, me magnitudë 7.4 ballë, provokoi rrëshqitje toke dhe nxiti evakuime masive në zonat bregdetare për shkak të frikës nga një cunami. Pak orë më...