Mashtronte banorët e Sarandës, burg për 49-vjeçarin: Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK

Mashtronte banorët e Sarandës, burg për 49-vjeçarin: Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK

pamjet nga gjykata SARANDË-Gjykata e Sarandës ka lënë në burg Alban Muçon, pasi dyshohet se ka mashtruar disa të rinjë duke ju premtuar vende pune në institucionet publike. Muço u ishte prezantuar atyre si prokuror i SPAK. 49-vjeçari madje kishte punësuar disa individë në shërbim të tij, duke u premtuar se do të paguheshin 2800 euron nga institucioni i Prokurorisë, duke iu shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm ekonomik. Para trupës gjykuese ai pretendoi se kishte krijuar bindjen se vepronte si prokuror i SPAK-ut dhe se është i pafajshëm.  "Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut. Jam i pafajshëm, nuk kam dëmtuar asnjë qytetar,” deklaroi Muço në sallën e gjyqi. Edhe avokati i tij Armand Çaushi ka kërkuar që ti caktohet një masë më e lehtë sigurie. Kjo pasi sipas tij, Muço...