Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Aksioni i IMT, pallati i bllokuar e pa leje në Yzberisht do të shembet! Ndalohet ndërtuesi Sino Llanaj
Një pallat në ndërtim pa leje në zonën e Yzberishtit në Tiranë është bllokuar nga IMT. Aksioni, i mbështetur nga Policia Bashkiake, erdhi pasi në pallatin e biznesmenit Sino Llanaj janë konstatuar 4 mijë metra katror pa leje, ndërsa ka nisur edhe procedura për shembjen e objektit. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula, i cili ndoqi nga afër aksionin në Astir, deklaroi se paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë. Ai bëri thirrje që të respektohen rregullat e ndërtimit për të shmangur penalizimet, duke paralajmëruar se do të përfshihen në “listën e zezë” të Bashkisë. “Nëse Tirana sot është më e çliruar nga ata të cilët kishin zënë hapësira pa leje është merita e madhe e IMT, e drejtuar nga Rigers Sheqeri, dhe Policisë Bashkiake e drejtuar nga Elona. Ne nuk do të mbarojmë derisa të lirojmë çdo hapësirë...