Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ndërtoi pallatin pa leje në Yzberisht, kush është ndërtuesi Sino Llanaj! Në 2024 u kap me armë në makinë, në 2021…
Biznesmeni Sino Llanaj, pallati i të cilit u bllokua sot në Yzberisht për shtesë pa leje në hapësirën publike, nuk është një emër i panjohur për autoritetet. Në vitin 2024, ai u arrestua në Vlorë pasi u kap me armë dhe municione në automjet. Llanaj po lëvizte në autostradën Fier-Vlorë, kur u ndalua nga policia dhe brenda automjetit i gjetën një pistoletë dhe municion luftarak, e fshehur në kroskot me qese plasmasi. Në janar të vitit 2021, ai u konfliktua me ortakun e tij të kompanisë “Star Construksion”, Albert Allmuça. NI plagosur me armë zjarri mbeti Llanaj. Nga konflikti mes dy ortakëve, kanë mbetur në qiell të hapur 120 familjet e këtij kompleksi, të cilët kanë zhvilluar edhe protesta për shkak se nuk futen në banesë prej më shumë se 10 vitesh. Sherri mes ortakëve ka nisur pasi palët nuk...