Balluku inspekton Elbasan-Rrogozhinë, rruga do të jetë gati brenda verës së vitit të ardhshëm

Balluku inspekton Elbasan-Rrogozhinë, rruga do të jetë gati brenda verës së vitit të ardhshëm

Punimet e aksit rrugor Elbasan-Rrogozhinë, Loti i 5-të po ecin me ritme të shpejta. Zëvëndëskryeministrja, njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, inspektoi punimet e segmentit Papër-Ura e Grykshit ku u shpreh optimiste se do të kapen afatet për të përfunduar punimet brenda verës së vitit të ardhshëm. “Synimi ynë është që deri në qershor 2026 të përfundojmë plotësisht 18 kilometrat e parë të segmentit, duke e kthyer atë në një autostradë të tipit A, me standarde të plota europiane. Rruga do të ketë dy korsi në secilën drejtim me gjerësi 3.75 m, si dhe një korsi emergjence prej 3 metrash nga çdo anë,” u shpreh Balluku. Ky aks do të lejojë automjetet që të ecin me një shpejtësi limit prej 130 kilometrash për...