Balluku inspekton punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë: Ecuria 60%, në qershor 2026 mbarojmë 18 kilometrat e para

Balluku inspekton punimet në aksin Elbasan-Rrogozhinë: Ecuria 60%, në qershor 2026 mbarojmë 18 kilometrat e para

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar nga afër punimet për aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë, konkretisht për lotin 5 të këtij segmenti, ku puna vijon intensivisht. Balluku sqaroi se kjo është faza e parë e projektit, e cila përfshin ndërtimin e 18 km të para të aksit, dhe aktualisht punimet janë në fazën e pestë. “Puna po ecën me ritme të mira, me një progres prej 60% për këtë kantier. Pjesa tjetër e projektit është realizuar deri në 49%,” tha ajo. Në këtë segment, parashikohet ndërtimi i gjashtë urave, ndërsa gjatë inspektimit u theksua se përfundimi i këtij loti është planifikuar për në qershor të vitit 2026. “Kjo është një fazë e rëndësishme për përfundimin e segmentit, i cili do të lërë...