Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            U dënua me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor/ Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ankimon vendimin në Apelin e GJKKO
                            Kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla ka ankimuar dënimin me 1 vit burg për korrupsion zgjedhor, dhënë nga shkalla e parë e Gjykatës së Posaçme.  Me anë të postës elektronike në Apelin e GJKKO-së është dorëzuar ankimimi nëpërmjet avokatit të tij. Me 24 janar të vitit 2024, Gjykata e Posaçme e gjeti dhe e shpalli fajtor Memollën.  Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.  Prokurori Edvin Kondili gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore u shpreh se gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 Mars 2022.  Përveç dënimit me 1 vit burg gjykata e...