Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit/ PS, LZHK dhe ‘Shqipëria Bëhet’ dorëzojnë kërkesën në KQZ për t’u regjistruar si parti
Partia Socialiste, LZHK dhe “Shqipëria Bëhet”, partitë e para që dorëzojnë në KQZ kërkesën për tu regjistruar si parti për zgjedhjet e pjesshme të 9 nnëtorit. Ndërkohë Partia Demokratike, edhe pse nuk do të ketë kandidatë dhe nuk do ta ketë emrin në fletën e votimit, mësohet se ka dorëzuar në KQZ emrat/anëtarët e saj për KZAZ-të (Komisionet Zonale Zgjedhore). PD do ketë anëtarët në KZAZ, në Qendrat e Votimit dhe numërues në Grupet e Numërimit. Më datë 9 nëntor zgjedhjet do të mbahen në 5 bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, ndërsa dekreti për zgjedhjet e Tiranës u pezullua nga Kushtetuesja pas ankimit të Erion Veliajt. Ndryshe nga PS, PD e Berishës në të 5 bashkitë do të mbështesë kandidatë të pavarur. Ndërsa Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt në bashkinë e Cërrikut do të...