Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Britania, Franca dhe Gjermania bëhen bashkë: Pasuritë ruse do përdoren si ndihmë për Ukrainën, Belgjika heziton
Plani i G7 mund të çlirojë deri në 250 miliardë paund për Kievin duke i kthyer fondet shtetërore ruse të ngrira në hua dhe mbështetje ushtarake Ministrat po përgatiten të përdorin miliarda paund në pasuri ruse të ngrira në Britani për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, si pjesë e një nisme ndërkombëtare për të rritur presionin ndaj presidentit Putin. Në një lëvizje të koordinuar me Francën, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, Sir Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të çlirojë deri në 25 miliardë paund para ruse të mbajtura në Britani për përpjekjet e luftës. Vendimi, pas muajsh negociatash mes vendeve të G7 dhe aleatëve të tjerë perëndimorë, mund të çlirojë deri në 250 miliardë paund për...