Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Fermerët e Maliqit ankesë për mungesë tregu: Prodhimin e shesim nën kosto, shteti të na ndihmojë
Fermerët e fshatit Orman në Maliq nuk kanë treg për të shitur prodhimet e tyre. Ata shprehen se qepën dhe pataten e shesin nën kosto, duke rënduar xhepat e tyre, pasi bujqësia është mundësia e vetme për të mbajtur familjen. Fermerët thonë se shteti i ka lënë në harresë, pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej tij. SYRI TV Fermerët po e ndjejnë gjithmonë e më shumë se qeveria i ka braktisur totalisht. Në fshatin Orman në Maliq janë të shumtë fermerët e mëdhenj, por edhe ata që mbjellin sipërfaqe më të vogla të tokave bujqësore, të cilët tregojnë vështirësitë me të cilat hasen. Përpos vështirësive të përgatitjes së prodhimit, ku mungoi edhe uji për vaditje, sot tregu është nën kosto në shitjen e patates...