Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Mashtrim kompjuterik/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 persona (EMRAT)
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona, pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate. Franci Çela, Arzen Velika, Erlin Xhucani, Ardit Stambolliu dhe Adil Lila akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale. Organi i akuzës nisi hetimet pas kallëzimit të kompanisë Digitalb, e cila denoncoi tregtimin e paketave televizive të piratuara nga subjekte të ndryshme në Tiranë dhe qytete të tjera. Të pandehurit shisnin pajisje dekoder dhe akses në kanale televizive pa pasur të drejtat ligjore për transmetimin e tyre. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetasit F.Ç., A.V., E.Xh., A.S. dhe A.L., për veprat penale ‘Mashtrimi kompjuterik’ dhe ‘Shkelja...