Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Snajperë, ekspertë të dronëve dhe bileta të kufizuara/ Gazeta zvicerane: Ndeshja më e ndezur në botën e futbollit, Serbi- Shqipëri!
Kur këtë të shtunë, ekipet kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë do të përballen në ndeshjen kualifikuese për Botërorin, qindra policë do të sigurojnë stadiumin mes tyre snajperë, oficerë civilë dhe ekspertë për dronë. Ndeshja nuk do të zhvillohet në kryeqytetin serb, por në qytetin e vogël Leskovac, ku stadiumi ka kapacitet vetëm 8100 spektatorë. Sektori për tifozët shqiptarë do të mungojë, pasi biletat nuk ishin në shitje të lirë. Organizatorët vendas dhe UEFA duan të shmangin përsëritjen e skandalit të tetorit 2014. Në atë kohë, Serbia dhe Shqipëria u përballën në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Europian. Para ndeshjes, tifozë serbë hodhën gurë drejt autobusit të ekipit shqiptar, ndërsa protestat dhe fishkëllimat mbuluan himnin shqiptar. “Vritini shqiptarët”, thërrisnin tifozët serbë kur, në minutën e 42-të, një dron me një flamur fluturoi...