IMT bllokon pallatin e ri në Astir/ Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje

IMT bllokon pallatin e ri në Astir/ Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje

Një godinë shumëkatëshe në zonën e Astirit, me një sipërfaqe prej 4 mijë metrash katrorë ndërtim pa leje, është bllokuar këtë të shtunë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës.  Aksioni, i mbështetur nga forcat e Policisë Bashkiake, është zhvilluar në njësinë administrative nr. 14, në kuadër të operacioneve për frenimin e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet.  Objekti i ndërtuar thuajse në përfundim, sipas autoriteteve vendore, rezulton në shkelje të rëndë të ligjit dhe pa asnjë leje ndërtimi.  Objekti i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj ishte në shkelje flagrante të rregullave.  Nënkryetari i Bashkisë, Blendi Sulaj, që drejtoi aksionin, tha se “paligjshmëria nuk ka vend në Tiranë dhe ndërhyrjet nuk do të ndalen”. Ai u bëri thirrje sipërmarrësve të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, në të kundërt,...