Çapajev Gjokutaj: A i lejohet burrit të qajë?

Çapajev Gjokutaj: A i lejohet burrit të qajë?

Çapajev Gjokutaj Nga Çapajev Gjokutaj A i lejohet burrit të qajë? Opinionet janë të shumta dhe shpesh përjashtojnë njeri-tjetrin. Burrit i ka hije loti, por jo të qarat e vajtimet; këto janë për gratë, thonë se thotë qëndrimi tradicional. Nuk është e rastit që në disa krahina, kur vdes dikush, burrat zhvendosen tek ndonjë fqinj a i afërm. Gjithsesi pak larg, të mos dëgjojnë vajtimet e grave se ligështohen e mund të qajnë dhe ata. Burri nuk duhet të qajë me të madhe, por a nuk qe burrë Lekë Dukagjini që kur vdiq Skënderbeu ‘si i marrosur nga hidhërimi, rendi në shesh të qytetit e, duke çjerrë krahërorin e duke çkulur mjekrën dhe flokët’ dha lajmin e kobshëm? Vajtime të tilla, bërë prej burrash që...