Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz, vihet në pranga 22-vjeçari

Shpërndante lëndë narkotike në Kamëz, vihet në pranga 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në Kamëz. Në pranga është vënë i riu me inicialet E. P. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, 22-vjeçarit i është gjetur një sasi kokaine. Lënda narkotike u sekuestrua bashkë me automjetin e celularin e tij dhe me një peshore elektronike. Njoftimi i policisë:  Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Bulevardi”. Kapet në bulevardin “Nënë Tereza” dhe vihet në pranga një 22-vjeçar që shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë në zonën e Kamzës. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë që iu gjet 22-vjeçarit gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, një peshore elektronike, një automjet dhe një aparat celular. Specialistët e Seksionit për Hetimin e...