Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Presidentja Osmani mandaton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se ka nënshkruar sot Dekretin, me të cilin mandaton z. Albin Kurti për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Ky vendim është marrë pas propozimit zyrtar të partisë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Kuvend nga rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura me 9 shkurt të këtij viti. Sipas Kushtetutës, mandatari për formimin e Qeverisë, z. Kurti, është i obliguar që jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga dita e dekretimit, t’i paraqesë Kuvendit të Republikës së Kosovës përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani. Presidentja Osmani i ka uruar suksese Kurti, kryeministër në detyrë, 'me shpresën që Republika e Kosovës sa më...