Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Nadir Çausholli i shkaktoi dëm 2.2 mln euro shtetit me receta false’, denoncon PD: Po ndërton hotel luksoz te…
Partia Demokratike ka denoncuar, sipas saj, manipulimet e kryera nga kompania “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, i cili po hetohet për abuzime të rënda financiare, të cilat kanë dëmtuar drejtpërdrejt qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Sipas zëdhënëses për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve. “Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re. Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh...