Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nga dilemat në sulm te bastet, Shqipëria ritakim me historinë, ndaj Serbisë ndeshja e jetës
Serbi-Shqipëri nuk është kurrë një sfidë e radhës, është një super sfidë që “ndez” Ballkanin, një derbi i zjarrtë që sot më shumë se kurrë ka një peshë shumë specifike për fatet e Grupit K, në “valle” është vendi i dytë, në një kohë kur Anglia po zhvillon një fazë më vete. Me 8 pikë në 5 ndeshje, Shqipëria renditet në vendin e dytë, plus 1 pikë në raport me Serbinë, por me një ndeshje më shumë, për këtë arsye Sylvinho dhe djemtë e tij janë të detyruar të fitojnë për të qenë zot të fatit të tyre, në të kundërt, po kaq e rëndësishme është të mos humbasin, në të kundërt jemi jashtë. Në raport nga ndeshje e fundit me Serbinë, Shqipëria vjen në...