Vangjeli: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Vangjeli: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek ndërtimi i hotelit luksoz në Shkëmbin e Kavajës me Visin e Pojës

Genta Vangjeli, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, deklaroi sot për mediat se Prokuroria e Tiranës ka kryer disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve, në kuadër të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave. Vangjeli kujtoi se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale “manipulim i tregut”, pas shkeljeve ku medikamentet shiteshin deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin e shtetit. Historia e përfshirjes së Çaushollit në skema të paligjshme daton që nga viti 2016, kur Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh nga receta false...