Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’

Ekstradohet nga Spanja Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’

34-vjeçari Juxhin Drazhi, pjesë e organizatës kriminale të ‘Pojës së Durrësit’, është ekstraduar nga Spanja. I riu Juxhin Drazhi, akuzohet nga GjKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte drogë në Norvegji dhe Belgjikë. Ndaj tij, Gjykata e Posaçme, me vendimin e datës 30 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Nga hetimet e kryera nga SPAK, dyshohet se Juxhin Drazhi ka qenë pjesë e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike në Norvegji dhe në Belgjikë. “Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet strukturave homologe të Interpolit, në...