Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bastet/ Koeficientët favorizojnë vendasit, ja sa kuotohet fitorja e Shqipërisë në tokën serbe
Serbia dhe Shqipëria përballen sonte në Leskovc në një ndeshje të zjarrtë të kualifikueseve të Botërorit 2026, dhe bookmakers-at e kanë bërë të qartë se presin një sfidë të luftuar deri në fund. Sipas koeficienteve të fundit, fitorja e Serbisë vlerësohet me 1.70, duke e bërë skuadrën vendase favorit kryesor për tri pikët. Barazimi kuotohet me 3.40, ndërsa një fitore e Shqipërisë ka koeficientin 5.75, duke reflektuar një skenar më pak të mundshëm sipas tregut të basteve. Në formën e momentit, kuqezinjtë kanë një ecuri solide me disa ndeshje pa humbje, ndërsa Serbia vjen pas tre fitoreve në pesë takimet e fundit.Të dyja kombëtaret ndodhen në garë për vendin e dytë në Grupin K dhe një rezultat pozitiv për kuqezinjtë sonte mund të peshojë shumë...