“Parku i Besimit”, Rama: Nuk është simbol feje, por faltore adhurimi! Duam të mbjellim pemë dhe shpresë

“Parku i Besimit”, Rama: Nuk është simbol feje, por faltore adhurimi! Duam të mbjellim pemë dhe shpresë

Petrelë, Tiranë – Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC) në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT). Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, do të paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare. Në fjalën e tij, shefi i qeverisë, Edi Rama tha se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, është një faltore adhurimi. Rama: Prej shumë kohësh...