Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Parku i Besimit në Petrelë, Rama: Pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë dhe të nisë të gjallërojë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në fazën e dytë të Konkursit Ndërkombëtar të Koncept-Ideve për masterplanin “Parku i Besimit”, një nismë e Korporatës së Investimeve Shqiptare në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit. Në këtë fazë, 12 ekipe finaliste me arkitektët më prestigjiozë në botë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda dhe Italia, paraqesin propozimet e tyre përpara një jurie ndërkombëtare, me synimin për të përzgjedhur konceptin fitues që do të formësojë një hapësirë kushtuar harmonisë fetare, bashkëjetesës dhe trashëgimisë shpirtërore shqiptare. “Faleminderit shumë që jeni të gjithë këtu, si miq, si ndërtues urash. Më lejoni ta nis duke thënë se për mua personalisht është një moment fantastik. Prej shumë kohësh pres me padurim që kjo nismë...