Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026-2030 mbledh artistë e drejtues institucionesh, kritikë ligjeve që krijojnë pengesa
Nga Julia Vrapi Hartimi i Strategjisë së re Kombëtare të Kulturës do të jetë një proces, ku pjesëmarrësit të ndajnë ide dhe vizione për zhvillimin e kulturës në vendin tonë. Artistë, profesionistë dhe drejtues institucionesh një ditë më parë u mblodhën në takimin, që u zhvillua për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Kulturën 2026-2030. I pranishëm në këtë takim ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja, kërkoi një qasje të re, më pak burokraci dhe që kultura të jetë dhe një gjenerues real ekonomik. Ndër të tjera ai u shpreh dhe për pengesat që krijon ligji për trashëgiminë kulturore. “Ligji jonë është aq i komplikuara sa eksperti i UNESCO-s tha që ligji juaj i trashëgimisë superon çdo fantazi dhe çdo imagjinatë tonën...