Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Unazat e Saturnit janë shumë më të reja nga sa mendohej fillimisht
Kur shikojmë planetët e tjerë në sistemin tonë diellor, njëri prej tyre dallohet menjëherë. Saturni bie në sy për shkak të unazave të tij të pazakonta, të cilat mendohet se përbëhen nga copëza kometash, asteroidësh ose hënash të thyera që u shkatërruan përpara se të arrinin planetin, sipas “the Guardian”. Por dikur këto unaza nuk ekzistonin fare. Dhe tani, shkencëtarët që studiojnë gjigantin e gaztë thonë se unazat e tij të famshme janë shumë më të reja nga sa ishte menduar më parë. Studiuesit e NASA-s kanë analizuar të dhënat nga anija kozmike” Cassini”. Ata u përqendruan tek shtresa e hollë e pluhurit kozmik që është vendosur mbi akullin që përbën unazat e Saturnit. Ideja ishte të matnin sa shpejt grumbullohet ky pluhur, gjë që...