Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjermani, kryebashkiakja humbi jetën në rrethana tragjike, konfirmohet si autore të krimit vajzën e saj të adoptuar
Kryebashkiakja gjermane Iris Stalzer, e cila mbeti e vdekur pas një goditjeje me thikë, është vrarë nga vajza e saj adoleshente e adoptuar. Viktima, 57-vjeçarja Iris Stalzer, ishte zgjedhur së fundmi kryebashkiake për Partinë Social Demokrate me prirje të majtë, me mbështetjen e Partisë së Gjelbër, dhe pritej të merrte detyrën në nëntor. Mediat e huaja shkruajnë se Stalzer u sulmua në shtëpinë e saj, në qytetin Herdecke në Gjermaninë perëndimore. Hetuesit thanë se Stalzer u gjet në shtëpinë e saj me plagë thike. Ajo është vrarë me thikë nga vajza e saj adoleshente. 57-vjeçarja u dërgua në spital me helikopter, pr nuk u mbijetojë dot plagëve. Mjekët thanë se politikanja pësoi 13 plagë me thikë, në disa hematoma dhe fraktura të kafkës. Autoritetet gjermane thanë se Stalzer ishte torturuar për orë të tëra në bodrum, nga vajza e saj 17-vjeçare e adoptuar, e...