Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
SHBA/ Mbyllja e qeverisë, administrata Trump nis shkurtimet nga puna! Preken mbi 4 mijë punëtorë në 7 agjenci
Administrata e Donald Trump ka filluar të pushojë nga puna mijëra punonjës federalë, në një përpjekje për të ushtruar presion mbi demokratët mes mbylljes së vazhdueshme të qeverisë. Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, Russell Vought, njoftoi në një postim në rrjetin social X se “procesi i RIF ka filluar”, duke iu referuar terminologjisë zyrtare për “reduktime në forcën punëtore”. Një zëdhënës konfirmoi se pushimet nga puna kanë nisur dhe i cilësoi si “të konsiderueshme”. Më vonë, u bë e ditur se 7 agjenci federale kishin nisur të pushonin nga puna mbi 4,000 punonjës. Qeveria është ligjërisht e detyruar të japë një paralajmërim 30-ditor për punonjësit që do të preken nga pushimet. Ndër agjencitë më të prekura janë Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Shëndetësisë dhe...