Indeksimi i pensioneve, Xhixho: Tallje e qeverisë, me 490 lekë do blejnë 1 bukë, 100 gramë djathë dhe 1 domate në muaj

Indeksimi i pensioneve, Xhixho: Tallje e qeverisë, me 490 lekë do blejnë 1 bukë, 100 gramë djathë dhe 1 domate në muaj

Deputetja dhe nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kritikuar indeksimin e qeverisë për pensionistët, duke e konsideruar talljen e radhës. Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, Xhixho theksoi se me 490 lekë që indeksimi për pensionet në qytet dhe 290 lekë në fshat, pensionistët mund të blejnë vetëm një bukë, 100 gramë djathë dhe në domate në muaj. Deputetja Xhixho thekson se pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon, teksa në vendet fqinje pensionet janë dyfish më të larta. “Qeveria u tall edhe njëherë me 721 mijë pensionistë, me indeksimin e radhës. Nga 1 tetori 2025,  pensionet janë rritur 2.5%, praktikisht 490 lekë për pensionet urbane dhe 290 lekë për pensionet rurale. Çfarë mund të shtohet në tryezat e...