Plani i paqes në Gaza, Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë! Mijëra banorë kthehen në veri të enklavës

Plani i paqes në Gaza, Izraeli nis lirimin e rreth 2 mijë të burgosurve palestinezë! Mijëra banorë kthehen në veri të enklavës

Pasi dakordësisë me Hamasin dhe miratimit nga qeveria izraelite, ka nisur lirimi i të burgosurve palestinezë për t’u shkëmbyer me pengjet izraelite të mbajtura në Gaza, siç përcaktohet në planin e paqes. Qindra oficerë izraelitë po transferojnë gati 2 mijë persona në 5 burgje, nga të cilët 250 të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 1,700 banorë të Gazës të arrestuar pas sulmeve të 7 tetorit.  Pas të burgosurve, Hamasi deri të hënën duhet të dorëzojë të gjithë pengjet izraelite (20 të gjallë dhe 28 të vdekur).  Mijëra njerëz kanë nisur të kthehen në shtëpitë e tyre në veri të Gazës, teksa një ditë më parë hyri në fuqi armëpushimi menjëherë pasi marrëveshja me Hamasin mori “ok” edhe të qeverisë izraelite. Dje, IDF përfundoi edhe fazën e parë të tërheqjes nga enklava.  Ndërkohë,...