Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Gjashtëdhjetë mijë ton ushqim gati për shpërndarje në Gaza, e mjaftueshme për tre muaj
Pas fillimit të armëpushimit në Rripin e Gazës, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Kombeve të Bashkuara me seli në Romë i bëri thirrje të premten qeverisë izraelite që të lejojë sa më shpejt të jetë e mundur shpërndarjen e sasive më të mëdha të ndihmës humanitare për popullsinë e enklavës palestineze, e cila po përballet me një katastrofë humanitare pas dy vitesh lufte. “Ky është një moment kritik për njerëzit në Gaza”, shpjegoi Martin Frick, përfaqësues i WFP-së në Gjermani, Austri dhe Lihtenshtajn, duke folur për RND. “Armëpushimi duhet të sjellë kalime të sigurta kufitare dhe garanci të qarta sigurie për shpërndarjen e ndihmës tani”, vazhdoi z. Frick, duke theksuar se çdo orë ka rëndësi. @realMaalouf Whoa, Palestinians in Gaza celebrating the war’s end...