Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fitoi çmimin Nobel për Paqe, udhëheqësja e opozitës venezueliane tregon për luftën e saj ndaj regjimit të Maduros: Jetoj e fshehur, por…
Maria Machado nuk ishte parë që nga 30 korriku 2024, kishte folur me 7 persona nga një vendndodhje e panjohur, por siguroi se ndodhej në Venezuelë në intervistën e saj më Corriere më 24 nëntor të 2024-ës. “Jetoj e fshehur. Vetëm, pa asnjë kontakt njerëzor”, thotë Machado, e cila u ndalua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht se fitoi zgjedhjet paraprake të opozitës më 22 tetor 2023, me mbi 90 % të votave. Kështu, më 28 korrik, ishte radha e ish-diplomatit Edmundo González Urrutia, 75 vjeç, për të sfiduar autokratin Nicolás Maduro, në pushtet që nga viti 2013. Megjithatë, ajo, një inxhiniere, themeluese e partisë politike liberale Vente Venezuela dhe një ish-anëtare e Asamblesë Kombëtare, është shpresa e vetme e popullit për t’i dhënë fund...