Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Prag tragjedie në Manchester, avioni ulet me karburant vetëm për gjashtë minuta fluturim
Autoritetet britanike janë duke hetuar një incident të rëndë të ndodhur javën e kaluar në Mançester, ku një fluturim i Ryanair u ul me vetëm gjashtë minuta karburant në rezervuarët e tij. Fluturimi FR3418, i cili ishte nisur nga Piza, Itali, për në Prestwick, Skoci, u përball me kushte të këqija moti për shkak të stuhisë Amy, me erëra që arrinin shpejtësinë 160 kilometra në orë. Pas tre përpjekjeve të dështuara për të ulur avionin në Prestwick, pilotët bënë një telefonatë emergjente dhe u drejtuan për në Mançester, ku kushtet ishin pak më të favorshme. Boeing 737-800 kishte vetëm 220 kilogramë karburant kur më në fund u ul, një sasi që përkon me vetëm 5-6 minuta fluturimi në kushte normale. Një pilot që shqyrtoi regjistrin...