Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
30 ditë paraburgim për “spiunin” e Serbisë, prokuroria: Sheholli informoi BIA-n për sekretet e Kosovës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë masën e paraburgimit me 30 ditë për Fatmir Shehollin, që akuzohet se ka kryer veprën penale të spiunazhit. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes”, theksohet në vendim, ndërsa Gjykata shton se “vepra penale e cila i ngarkohet të pandehurit F.SH. bën pjesë në kuadër të kapitullit të veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, e cila veçanërisht rrezikon institucionet dhe funksionimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”. Prokuroria Speciale e Kosovës njofton se Sheholli, i kishte dhënë Shërbimit të Inteligjencës Serbe (BIA) informacione për gjendjen dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. ...