Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

Presidenti francez Emmanuel Macron ka konfirmuar Sébastien Lecornu-n në postin e kryeministrit të qeverisë franceze. Presidenti i Republikës, pavarësisht dorëheqjes së paraqitur të hënën në mëngjes, ka vendosur të riemërojë ish-ministrin e Mbrojtjes, i cili kishte preferuar të tërhiqej: Nuk ekzistonin kushtet për të vazhduar, kanë mbizotëruar interesat e palëve. Pak çaste pas konfirmimit të emërimit të Lecornu-së nga Elizeja, vetë ai publikoi një mesazh në X: E pranoj për detyrë misionin që më është besuar, për të siguruar që Franca të ketë një buxhet brenda fundit të vitit. Macron ka vlerësuar se takimi i sotëm me partitë politike në Elize konfirmon se ekziston një rrugë e mundshme për të arritur kompromis dhe për të shmangur shpërndarjen (e parlamentit). Kështu kishte bërë të ditur stafi i...